Në mbledhjen e parë të Task Forcës për sezonin turistik, Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Vlorës, Shpëtim Hasanaliaj, kërkoi nga institucionet shtetërore vënien në dispozicion të strukturave të akomodimit për efektivët e policisë që do të angazhohen gjatë sezonit veror
Hasanaliaj tha se 308 efektive policie ne total do te jene ne gadishmerine ne qarkun Vlore per mbarevajtjen e sezonit turistik
Forcim te masave pritet te kete edhe per menaxhimin e zhurmes ne zonat urbane ku u paralajmërua se kontrollet do të jenë të rrepta ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat
Një tjetër kërkesë e ngritur ishte pajisja e të gjitha plazheve publike me roje plazhi, për të rritur sigurinë e pushuesve gjatë sezonit
Prefekti i Qarkut Vlorë, Evis Allushi kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet për një sezon turistik te sigurte
Taks-forca per sezonin turistik u ngrit ne 8 Qershor Ndersa përfaqësues të policisë bënë me dije se masat për sezonin turistik kanë nisur dhe po zbatohen ne terren per vendosjen e sigurise në plazhe, respektimi i distancave të mjeteve lundruese, pastrimi dhe menaxhimi i mbetjeve, kontrolli i zhurmave dhe sigurise ushqimore.



