Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sezon i ri me hesape të vjetra, sot caktohet superkampioni i Shqipërisë

schedule08:18 - 28 Gusht, 2021

schedule 08:18 - 28 Gusht, 2021

Mbrëmjen e sotme nis zyrtarisht sezoni i ri futbollistik në vendin tonë. Nuk nis me Superioren apo Kupën, por nis me Superkupën, për të përcaktuar superkampionin e sezonit të shkuar.

Teuta, mbajtëse e këtij trofeu dhe kampione e vendit sfidon nënkampionët dhe fituesit e Kupës, Vllazninë, në një ndeshje shumë të fortë, të cilën do e shohim shpesh edhe në Superiore.

Ndeshja nis në 19:00 në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat kanë pësuar ndryshime nga sezoni i shkuar, por vijnë mjaft të ingranuara sepse sapo kanë mbyllur rrugëtimin në kompeticionet europiane. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!