Këngëtarja shkodrane, Olimpia Smajlaj ka spikatur gjithmonë për stilin e saj të veçantë. Ajo përveç se tërheq vemendje me pamjen e saj të jashtme, ka edhe një vokal shumë të dalluar. Së fundmi, Olimpia ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Sex, Money, Rock&Roll”, të cilën e ka konsideruar si një dedikim për të gjitha gratë.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë të gjitha detajet e videoklipit dhe të këngës, që është pëlqyer shumë nga publiku.
“E kam xhiruar në nëntor dhe po e nxjerr tani. Sepse e gjitha pjesa e produksionit më ka marrë shumë kohë, montazhi vetë, pastaj efektet speciale ishin ato që merrnin më shumë kohë. Pasi çunat që punuan, kishin edhe punë të tjera dhe ishte situata e tillë.
Deri tani kam punuar vetë, pa një kompani mbrapa. Kam mbledhur të gjithë ekipin dhe është realizuar. Ndërsa këngën si projekt e kam nisur para dy vjetësh, por e kam ndërruar shumë herë derisa doli kjo kënga që është tani.
Është shumë e vështirë për mua të rri aty dhe të jem dakord me një gjë. Kjo më ka lënë edhe mbrapa te pjesa e produktivitetit, pasi nxjerr muzikë me kaq shumë hapësirë dhe kjo të lë çik mbrapa, perfeksionizmi dhe detajet e tepërta. Ndonjëherë më mirë nxirre dhe lëre tjetrin ta vlerësojë.
Dmth një tjetër arsye pse e nxorra kaq vonë, është se më ishte fiksuar se dua ta nxjerr më 8 Mars, si dedikim për gratë. Ideja e klipit ishte fuqizimi i shpirtit të lirë dhe gruas që i di fuqitë që ka dhe mënyrat si shpreh veten, ose në një stil jetese shumë më të lirë”, u shpreh Olimpia./abcnews.al