Sevasti dhe Perashqevi Qiriazi, motrat qe thyen tabutë e kohës

schedule18:24 - 22 Maj, 2021

schedule 18:24 - 22 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

Në përmbyllje të periudhës së Rilindjes, shfaqen emrat e dy intelektualeve shqiptare Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi. Ata ngritën shkollën shqipe, formuluan tekstet shkollore, botuan revistën “ Ylli i mëngjesit” Parashqevia krijoi tekstin e  himnit të Kongresit të Manastirit. Apo Sevastia tekstet e këngëve shkollore.

“Për gati 40 vite ata drejtuan një shkollë në një periudhë shumë të vështirë, midis luftërave…I bënë vetes një emër të madh, të jashtëzakonshëm. Kanë një veprimtari të jashtëzakonshme intelektuale botuese.”

Shpesh kontributet e  tyre ngatërrohen, por studiuesja Teuta Toska e cila i njeh mirë të dyja, në ditën e lindjes së Sevasti Qiriazit i karakterizon kështu.

“Marrëdhënia mes tyre, duke qenë se kishin 10 vite diferencë, ishte shënuar nga ky fakt. Sevastia ishte udhëheqësja shpirtërore, kurse Parashqevia ishte një njeri që nuk ndalej. Drejtonte Sevastia, ekzekutonte Parashqevia.”

Motrat Qiriazi, janë mësueset e para në shkollën e vashave  hapur në 23 tetor 1891 në Korçë dhe vite më pas do bëheshin drejtueset e saj. Teuta Toska  pasi vë theksin tek kontributi i tyre shumë dimensional, ndalet edhe te ai politik.

“Ato kanë bërë gjëra është e vështirë që të bëhen edhe nga gratë sot. Ajo themeloi një parti politike në Amerikë, për t’i ardhur në ndihmë çështjes shqiptare në atë kohë. Motra Parashqevia ishte delegate në Konferencën e Paqes në Paris.”

Ndërkohë që  mësueset e para të shqipes , nuk reshten së kontribuar për  atdheun deri në frymën e fundit, ata janë edhe nismëtaret e organizimit shqiptar për femra në vitet 1910-1920. ‘

Sevasti Qirazi Dako dhe Parashqevi Qirazi janë emra të njohur për shqiptarët, ata kanë edhe një imazh publik të krijuar me kujdes nga historia komuniste vetëm pas vdekjes së tyre. Sevastia përjetoi edhe tragjizmin e diktaturës, pasi i burgosen dy të bijët, njëri prej tyre u vetëvra në burg.

Vepra e vetme e Sevastisë, që gjendet sot për publikun, është libri që njihet sot si ‘Jeta ime’ e shkruar në anglisht prej Sevastisë.’

Në nder të personalitetit dhe figurës që luajti rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas shqiptare në vitet 1920, Akademia e Shkencave organizoi një aktivitet përkujtimor  në nder të 150 vjetorit të lindjes së  mësueses së popullit  Sevast Qiriazi.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani,në vitin 2017 i nderoi pjesëtarët e familjes Qiriazi, motrat Sevasti dhe Parashqevi, Gjergji Qiriazin dhe Kristo Dakon, me titullin e lartë Nderi Kombit, në vlerësim të përpjekjeve titanike që ata kanë bërë për gjuhën shqipe, për Pavarësisë e Shqipërisë dhe më tej, për ruajtjen e kufijve të mëmëdheut nga rreziku i copëtimit të mëtejshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!