Setien: Unë trajner i Barcelonës? Kur u zgjova e besova realisht

schedule21:24 - 17 Janar, 2020

schedule 21:24 - 17 Janar, 2020

Quique Setien nuk e beson ende se është bërë trajneri i Barcelonës. 61-vjeçari ka dhënë një prononcim interesant për Barça TV, aty ku thekson se dita e prezantimit ka qenë një ndër më të bukurat e jetës. Trajneri i ekipit katalanas tregon edhe filozofinë e tij të futbollit dhe nisur nga fjalët e tij, tifozët e Barcelonës do të zbaviten shumë me futbollin e Setien.

Ka ndodhur gjithçka kaq shpejt dhe e kam akoma të vështirë për të pranuar atë që ndodhi. Kur u zgjova nga gjumi e kuptova realisht që isha bërë trajneri i Barcelonës. Dita e prezantimit ishte e mrekullueshme, një nga më të bukurat e jetës time.

Më kanë ardhur 600 mesazhe në telefon, do më duhet t’i lexoj të gjitha. Jam një tip emocional. Nëse do më duhej të zgjidhja midis arsyes dhe zemrës, do të zgjidhja të dytën. Kur luaja vetë futboll, preferoja më shumë të kisha topin në qarkullim sesa të vrapoja pas tij.

Mendoj se 99% e futbollistëve e mendojnë kështu. Më pëlqen që skuadra ime të luajë gjithmonë bukur, është e vetmja mënyrë për t’u kthyer në shtëpi i lumtur. Nëse fitojmë një ndeshje 1-0 pa e merituar, më bëhet qejfi për tifozët por jo për veten time. Mos të harrojmë se ke më shumë mundësi për të fituar nëse luan bukur“, përfundon Setien. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!