Setien: Disa gjëra s’i kemi kuptuar ende, ndoshta nuk jemi shpjeguar mirë

schedule20:21 - 25 Janar, 2020

schedule 20:21 - 25 Janar, 2020

Quique Setien provoi për herë të parë shijen e humbjes në stolin e Barcelonës. Ekipi katalanas dështoi në fushën e Valencias dhe u mund 2-0 nga ekipi vendas. Trajneri ka analizuar disfatën në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa ndalet edhe te mesfushori De Jong.

Në pjesën e parë luajtëm shumë keq, nuk patëm saktësi dhe nuk i dhamë thellësi aksioneve tona. Ka disa gjëra që nuk i kemi kuptuar ende, ndoshta nuk jemi shpjeguar mirë. Në pjesën e dytë u rritëm dhe krijuam rastet tona, por nuk arritëm t’i finalizonim.

Ka shumë aspekte ku duhet të përmirësohemi. Valencia është një skuadër e madhe dhe u treguan të aftë për të na ndëshkuar. De Jong? Jo vetëm ai, e gjithë skuadra vuajti sot. Frenkie është mësuar me një lloj loje, tani po i kërkojmë të luajë ndryshe“, deklaron Quique Setien. /abcnews.al