Sesioni në OKB udhëhiqet nga Besiana Kadare

schedule18:11 - 27 Shtator, 2020

schedule 18:11 - 27 Shtator, 2020

Më 22 shtator ka filluar në Nju Jork Java e Nivelit të Lartë të Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Gjatë kësaj jave mbahet dhe Debati i Përgjithshëm, i cili përbën një moment kyç në aktivitetin vjetor të OKB-së pasi shërben si një takim i përvitshëm i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Organizatës.

Mirëpo, ky vit është tepër i veçantë edhe për Shqipërinë. Për herë të parë është zgjedhur për në postin e Zv/Presidentes së sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, vajza e shkri,tarit të njohur, Ismail Kadare, Besiana Kadare.

Në këtë kontekst, Kadare ka drejtuar mbledhjet plenare të Debatit të Përgjithshëm, duke i dhënë fjalën, edhe Kryeministrave të shume vendeve. Momenti më i veçantë ka qenë kur Ambasadorja Kadare, në cilësinë e Zv/Presidentes të sesionit, i ka dhënë fjalën Presidentit shqiptar. Ajo ka botuar disa foto nga mbledhja.

Shqipëria u përfaqësua në Debat nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në fjalën e tij, theksoi se Shqipëria është e angazhuar fuqimisht në mbështetje të multilateralizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave globale dhe pasojave të COVID-19. /abcnews.al