Vllaznia nuk ia doli të fitonte dot me Teutën në shtëpi dhe mbetet në vendin e tretë në klasifikim. Shkodranët u ndalën në një barazim pa gola, ndërkohë që gjithçka ndodhi në fushë e analizoi pas ndeshjes trajneri Thomas Brdaric.
Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai deklaroi: “E dimë situatën, krijuam disa mundësi për të shënuar. Duhet të vazhdojmë punën, nuk është koha të ankohemi, thjesht duhet të mbështesim lojtarët për të shënuar, duhet t’u shtojmë vetëbesimin.
U ndjeva mirë sot, tani të shohim përpara dhe të përmirësohemi. E kishim përgatitur ndeshjen për të shënuar dhe për të fituar, por jam i lumtur me lojën e skuadrës.
Finalizimi? Ne e kishim gjithçka në dorën tonë, por shanset na kanë dëmtuar. Duhet të ndryshojmë brenda zonës kundërshtare, të jemi më agresivë dhe më kërkues aty.
Jam krenar për ndeshjen që luajti ekipi im, luftuam për çdo top. Sot ishte java e 31-të e kampionatit, por Vllaznia është një skuadër e fortë dhe e fuqishme“, deklaroi trajneri i skuadrës shkodrane. /abcnews.al