Sërish tensione Greqi-Turqi, zbardhet telefonata e Mitsotakis me Presidentin e KE

schedule14:35 - 12 Tetor, 2020

schedule 14:35 - 12 Tetor, 2020

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, këtë të hënë.

Gjatë komunikimit, kryeministri informoi Presidentin e Këshillit Evropian për NAVTEX-in e ri turk për eksplorime në jug të ishullit Kastelorizo.

Siç raportojnë mediat greke, Kyriakos Mitsotakis i vuri në dukje Michel se ai do të paraqesë në takimin e Këshillit Evropian të 15-16 tetorit këtë veprim të ri të njëanshëm, i cili është një përshkallëzim serioz nga ana e Turqisë.

Arsyeja për komunikimin midis dy udhëheqësve ishte fakti që Turqia po dërgon përsëri anijen “Oruc Reis” për kërkime, duke treguar se po zgjedh rrugën e tensioneve, shkruan Protothema.gr, përcjell abcnews.al.

LEXO EDHE: Plas mes Turqisë dhe Greqisë, vjen përgjigja e Athinës

Siç tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas më parë, veprimet e Turqisë e vendosën atë mënjanë dhe iu referuan deklaratës së Josep Borrell se një nga çështjet kryesore që do të trajtohet nga ministrat e jashtëm të BE në takimin e sotëm do të jetë janë “shpimet turke në Mesdhe”.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish ditën e sotme. Turqia publikoi më herët një njoftim sipas të cilit anija e kërkimit “Oruç Reis” do të kryejë operacione në jug të ishullit Kastelorizo duke bërë që Greqia të japë alarmin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!