Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sërish sulme në Nord Stream? Sizmologët finlandezë regjistrojnë pesë shpërthime në ujërat ruse

schedule15:42 - 25 Tetor, 2022

schedule 15:42 - 25 Tetor, 2022

Sizmologët finlandezë kanë zbuluar pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse në Detin Baltik javën e kaluar, raporton Instituti Sizmologjik i Universitetit të Helsinkit.

“Ne zbuluam pesë shpërthime, më i madhi prej të cilëve ishte 1.8 dhe më i vogli 1.3”, tha drejtori i institutit Timo Tiira për Reuters, duke iu referuar shkallës Rihter të përdorur për të përshkruar intensitetin, sizmik.

Katër shpërthime u regjistruan të enjten dhe një të premten në ujërat territoriale ruse në Gjirin e Finlandës, shtoi Tiira, duke shpjeguar se lëvizjet u shkaktuan nga shpërthime dhe jo nga aktivitete të tjera sizmike.



Instituti nuk është në gjendje të përcaktojë se si u krijuan shpërthimet, por rrëshqitje të ngjashme u zbuluan gjatë stërvitjeve të mëparshme detare dhe pastrimit të minave. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar lajmin për momentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!