Periudha e tranzicionit te Kukësi, ka nisur. Shpëtim Duro u largua pas barazimit 2-2 kundër Teutës në fundjavë dhe kreun e pankinës blu, e mori Orges Shehi. Nuk është vetëm ky ndryshimi i vetëm në stafin drejtues, pasi klubi i Kukësit, ka zyrtarizuar dy largime pak minuta më parë. Sero Noka dhe Andi Kulli, nuk do të jenë më pjesë e klubit verilindor.
Njoftimi i Kukësit:
“Sero Noka, që ka mbajtur rolin e zv. trajnerit dhe përgatitësi atletik, Andi Kulli, nuk janë më pjesë e Kukësit! Klubi i falënderon për punën e bërë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre!”, ishte njoftimi i klubit verilindor.