Tërmetet vijojnë të godasin Shqipërinë Qendrore. Të paktën dhjetë lëkundje të tjera janë regjistruar nga ora 00:50 e së premtes deri në 4 e 30 të mëngjesit.
Më i fortë ishte ai i regjistruar pas mesnatës, me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe epiqendër 5 kilometra në Perëndim të Gjirit të Lalëzit.
Sizmiologët në Institutin e Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tregojnë se pas goditjes së parë prej 6 ballësh të mërkurën janë shënuar rreth 520 lëkundje të tjera.
Lëkundjet sipas tyre do të vijojnë deri në qetësimin e plotë sizmik të zonës, por me intensitet më të ulët.
Sipas Emergjencave Civile tërmetet kanë shkakuar dëme në ndërtesa kryesisht në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. /abcnews.al