Serie A zgjedh lojtarin më të mirë të muajit, triumfon ylli i Lazios

schedule23:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 23:38 - 3 Korrik, 2020

Edhe pse me vonesë prej shkak të pendemisë së koronavirusit, Serie A ka zgjedhur futbollistin më të mirë të muajit shkurt. Ai është Luis Alberto, ylli i Lazios.

Spanjolli ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në aspektin personal dhe numëron 5 gola të shënuar + 14 asiste, që janë finalizuar me gola nga shokët e skuadrës.

Vetëm Papu Gomez i Atalantës ka dhuruar më shumë asiste se lojtari i bardhekaltërve (15 këtë sezon). Çmimi do t’i jepet 27-vjeçarit përpara ndeshjes së nesërme kundër Milanit. /abcnews.al