Serie A për “pazar” te Chelsea, plot 8 lojtarë në listën e klubeve italiane

schedule11:36 - 29 Mars, 2023

schedule 11:36 - 29 Mars, 2023

Klubet e Serie A kanë shënjestruar ekipin e Chelsea për të bërë merkato këtë verë, dhe janë plot 8 lojtarë në këtë listë.

Anglezët publikuan raportet financiare dhe rezultoi se ata kishin pësuar një humbje prej 130 milionë eurosh.

Edhe pse skuadra e Premier League konfirmoi se klubi ‘vazhdon të respektojë rregulloret financiare të UEFA-s dhe Premier League, “Calciomercato” raporton se situata financiare e “Bluve” do t’i detyrojë ata të shesin disa nga lojtarët e tyre gjatë verës, me disa klube të Serie A të interesuara.

Ruben Loftus-Cheek është një objektiv i vjetër i Milanit dhe sipas raportimit, anglezi mund të largohet për 25 milionë euro në korrik. Callum Hudson-Odoi do të kthehet nga huazimi i tij te Bayer Leverkusen në fund të sezonit dhe po monitorohet gjithashtu nga kampionët në fuqi të Serie A.

Rivalët e qytetit të kuqezinjve, Interi i kanë vënë sytë te Trevoh Chalobah, një nga kandidatët për të zëvendësuar Milan Skriniar. Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë i lidhur me të dyja skuadrat e Milanos dhe mund të ndërpresë kontratën e tij me Blutë pas vetëm një sezoni në Stamford Bridge.

Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic janë shfaqur si objektivat e mundshëm të Milanit dhe Romës. “Giallorossët” ishin në bisedime me yllin maroken në janar para transferimit të Nicolo Zaniolos në Galatasaray.

Edouard Mendy është një opsion për Juventusin dhe mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi për Dusan Vlahovic edhe nëse bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të shesin sulmuesin e tyre në këmbim të një lojtari tjetër.

I fundit, por jo më pak i rëndësishme, Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea nga Interi në fund të sezonit, por Beppe Marotta ka konfirmuar se zikaltërit mund të ulen sërish të bisedojnë me Chelsean, duke tentuar të zgjasin huazimin e sulmuesit edhe për një sezon./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!