Serie A/ Fiorentina fiton me “manita”, Roma turpërohet me 5 gola në Firence

schedule22:36 - 27 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 27 Tetor, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, që tregon edhe formën fantastike të këtij ekipi.

“Violët” e Fiorentina kanë mundur mbrëmjen e kësaj të diele, në me shifrat e thella 5-1, në “Artemio Franchi”, “Ujkonjat” e Roma, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit italian të futbollit Serie A.

Djemtë e Paladino dominuan që në fillim, me “fantazistët” sulmit, Moise Kean dhe Lucas Beltran që shënuan në minutat 9’ e 17’, për avantazhin e dyfishtë, avantazh që u ngushtua në minutën e 39’-të, nga Kouadio Kone, në të 39’-n minutë, por vetëm aq.

Pas golit të mesfushorit të “Verdhekuqve” loja u dominua totalisht nga “Violët”, të cilët arritën të gjenin edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me italian Moise Kean, në minutën e 41’-të, për të plotësuar dopietën personale, e më pas me anë të Edoardo Bove dhe një autogoli të Mats Hummels.

Falë këtij rezultati, Fiorentina ngjitet në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Atalanta, Lazio e Udinese, me vetëm 1 e 2 pikë, pas Juventus e Inter, në vendet 2 e 3, ndërsa Roma thellon krizën teksa mbetet në vendin e 11-të të renditjes, me 10 pikë pas 9 javësh. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!