Seriali i famshëm ‘Gossip Girl’ rikthehet në maj

schedule08:22 - 7 Mars, 2020

schedule 08:22 - 7 Mars, 2020

I programuar për t’u shfaqur në maj të këtij viti, rikthimi i serialit të famshëm “Gossip Girl” është një ndër realizimet më të shumëpritura të 2020-ës në televizion. Rikthimi përfshin 10 episode të reja.

Seriali që bëri të famshme aktoret Blake Lively në rolin e Serena Van der Woodsen dhe Leighton Meester me Blair Waldorf do të rikthehet sërish nga të njëjtët autorë, Josh Schartz dhe Stephanie Savage. Kësaj radhe në atë që është quajtur rikthimi i Gossip Girl, historia nuk do të flasë vetëm për trendet e reja të modës. Protagonistët do të “torturohen” nga Gossip Girl në rrjetin social më të famshëm në botë: Instagram! Episodet e reja të këtij seriali do të prekin çështje të ndjeshme si bullizmi kibernetik, por, cilët do të jenë protagonistët kësaj radhe?

Sezoni i ri i Gossip Girl do të flasë për Manhatanin e ndryshuar, për historitë e çdo dite të pasqyruara në Instagram dhe do të tregojë tërësisht një kohë të re, atë që po jetojmë çdo ditë.

Akoma janë të pakonfirmuara pjesëmarrjet e aktorëve “të vjetër” të serialit përveç Chase Crawford ose Nate Archibald siç e njohim të gjithë, i cili duket të jetë i vetmi që ka konfirmuar prezencën. Ajo çka dimë me siguri është se protagonistet nuk do të jenë më Blair, Serena dhe historia e tyre mes dashurisë dhe urrejtjes.

Në episodet e reja do të kemi vetëm një protagoniste dhe ajo do të jetë Emily Alyn Lind në rolin e Audrey, vajza që ka pasur një histori të gjatë dashurie, e cila pyet veten çdo ditë për fatin e saj pas ndarjes. Nuk dihet asgjë tjetër në lidhje me personazhin, përveç faktit që Lind është shumë e lumtur për pjesëmarrjen në këtë realizim të ri të Gossip Girl. Nga sot le të nisim numërimin mbrapsht, ka mbetur vetëm pak nga zbulimi i serialit më të famshëm./abcnews.al