Serbia pritet të ndalojë hapjen e profileve anonime në internet

schedule13:04 - 27 Nëntor, 2020

schedule 13:04 - 27 Nëntor, 2020

Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin këtë të premte ka deklaruar se mbështet masën e heqjes së mundësisë për qasje anonime në internet.

Vulin e bëri deklaratën duke komentuar kërcënimet që, sipas tij i janë bërë presidentit serb, Aleksandar Vuçic në rrjetet sociale.

Në një intervistë për mediat vendase Vulin tha se duhet të miratohet një ligj i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa i treguar të dhënat e sakta personale.

Vulin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund të ndalohej një mundësi e tillë nga ana e shtetit, duke pasur parasysh që rregullat për hapje të profileve përcaktohen nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe jo nga shtetet veç e veç.

“Anonimiteti ka bërë që të shkruhen pisllëqe në internet dhe derisa anonimiteti në internet të shfuqizohet, kjo do të vazhdojë të ndodhë“, shtoi ai.

Ai tha se kërcënimet që mori Vuçiq janë çështje për prokurorët dhe gjyqësorin. Këto kërcënime, sipas tij, “krijojnë një atmosferë që familja e Vuçiqit është aq e urryer sa që ata duhet të vriten”. Bdër të tjera ministri është shprehur se të gjithë heshtin për fashizmin” derisa ai t’i prekë ata, por që në fund “të gjithëve iu vie rradha”./abcnews.al