Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë/Vuçiç konferencë në 13:00

schedule10:16 - 16 Janar, 2018

schedule 10:16 - 16 Janar, 2018

Presidenca e Serbisë ka njoftuar edhe zyrtarisht për Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë për shkak të rastit të vrasjes së Olliver Ivanovic, liderit të serbëve të Mitrovicës së veriut, i cili u vra derisa po hynte në një objekt dhe ndërroi jetë rreth orës 09:30.

Opinionit në Serbi do t’i drejtohet vetë presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili në konferencë pritet të dalë rreth orës 13:00.

Burimet jozyrtare kanë konfirmuar për ABC News edhe për ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel, ky zyrtarët e Qeverisë së Kosovës pritej të takoheshin me ata të Serbisë dhe se delegacioni serb është duke u kthyer në Beograd.

Avokati mbrojtës i Ivanoviç, ka konfirmuar se Ivanoviç nuk ka arritur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës së veriut.

Në këtë spital është caktuar një konferencë për shtyp ku është duke u sqaruar rasti i trajtimit mjekësor të Ivanoviç.

“Ky është një tentim dhe sulm në tërë popullin serb dhe është një sulm terrorist e kriminal që duhet dënuar, pavarsisht nëse sulmuesit janë shqiptarë apo serb”, ka thënë Marko Gjuric, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ka shtuar se serbëve në Kosovë në vazhdimësi ditëve dhe javëve të fundit u është kërcënuar edhe me luftë./abcnews.al

Gazetar i ABC News në Serbi: Idro Seferi