Serbët braktisën zgjedhjet, Nurellari: Kurti përgjegjësi kryesor, marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet

schedule11:35 - 24 Prill, 2023

schedule 11:35 - 24 Prill, 2023

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari në një lidhje për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani , ka komentuar zhvillimin e zgjedhjeve një ditë më parë në 4 komunat e veriut në Kosovë. Nurellai në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq situata e veriut, ku si përgjegjës kryesor në lidhje me këtë cilëson vetëm qeverinë Kurti.

Sipas tij është për të ardhur keq sesi zgjedhjet e djeshme dëshmuan se ne jemi kthyer pas gati një dekadë.

Situata është anormale është një regres dhe degradim i gjendjes në Kosovë, pas shumë negociatash dhe përpjekjesh në 2014 për herë të parë serbët e veriut u tërhoqën me qëndrimet e tyre bojkotuese ndaj shtetit të Kosovës dhe vendosën dhe pranuan që të ishin pjesë në zgjedhje, por tashmë kemi një situatë dramatike ku jemi kthyer 1 dekadë pas. Ishte një mënyrë e pazakontë votimi me qoska, PDK mori pjesë në zgjedhje për të treguar se ne i respektojmë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës por një situatë e tillë ka të bëjë me një sjellje të drejtpërdrejtë të qeverisë Kurti, që nisi që me çështjen e targave vitin e kaluar duke shpërfillur rekomandimet e ndërkombëtareve apo të opozitës dërgoi dhe në këtë situatë abnormale. Një situatë ku serbët e veriut u tërhoqën nga të gjithë pushtetet duke krijuar vakum pushteti. Edhe shpallja dhe tërheqja nga zgjedhjet e kaluar vitin e kaluar ishte një shkelje. Sjellja e papërgjegjshme e kryeministrit Kurti ka sjellë një degradim të pushtetit në veri dhe funksionalitetit të shtetit. Ne si parti kemi fituar në dy komuna, duke shkuar në 10 komuna prania jonë në qeverisje në nivel vendi”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me  marrëveshjen e Ohrit të arritur një muaj më parë, Nurellari ka theksuar se nuk u arrit asgjë pasi sipas tij qëllimi kryesor i saj ishte normalizimi i situatës në Veri, por dita e djeshme e dëshmoi se ajo është e dështuar.

Situata në veri ka degraduar, pavarësisht se u programua një marrëveshje një Oher nuk e ka sjellë pjesmarrjen në këto zgjedhje dhe nuk ka sjellë rikthimin e serbëve në zgjedhje dhe nuk e di se çfarë është zgjidhur atje, kur në veri vijon bojkoti. Qeveria ka përgjegjësi që të marrë përgjegjësi që të mësojë dhe vullnetin e qytetarëve.

Nuk është për tu krenuar që kemi një degradim të tillë të situatës por po shprehemi për një proces që është legal dhe nuk ka krijuar legjitimitet, ka shkuar me qetësi por çështja ngel se kjo qeveri e ka të pamundur që të zgjidhë situatën në të cilën ndodhet veriu i Kosovës.

Është një situatë dramatike në Veri, dhe nuk e di se për çfarë është bërë marrëveshja Ohrit kur thuhej se është bërë për normalizim të situatës në Veri të Kosovës. Nuk e di pse e kanë bërë marrëveshjen e Ohrit që qëllim kryesor ka pasur normalizimin e çështjes së veriut.  Nuk e di pse ka bërë gjithë ato lëshimë zoti Kurti, me asosacionin, me statusin e kishës, me çështjen e vetëmenaxhimit, nuk e di pse ka bërë këto lëshime pa marrë asgjë në këmbim, që në këtë rast ishte normalizimi i situatës në veri. Zoti Kurti nuk ka bërë asnjë vendim dhe ka pasur deklarata që gjendja në Veri është shumë mire, në vend që të rregullojë situatën atje ai vijon që të injorojë situatën që është atje”, është shprehur ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!