Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Sens paniku nga deklarata në Beograd”, Vengu: Bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë e Kosovën, s’i marrim leje askujt!

schedule13:16 - 26 Janar, 2026

schedule 13:16 - 26 Janar, 2026

Në konferencën me gazetarët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ka nisur tashmë bashkëpunimi ushtarak me Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë. Ndër të tjera Vengu komentoi edhe deklaratat e ardhura nga Beogradi lidhur me këtë bashkëpunim tre palësh, për të cilat tha se ka vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike.

“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë.

Është një partneritet i hapur. Por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të treja vendet kanë nevoja të ngjashme, përsa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra, përsa i përket industrisë ushtarake.



Kroacia është vend lider në Europë përsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, tha Vengu, ndërsa shtoi se mirëpresim vende të tjera t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!