Senatori Grassley infektohet me Covid-19

schedule07:26 - 18 Nëntor, 2020

schedule 07:26 - 18 Nëntor, 2020

Senatori i Ajovës, Chuck Grassley, rebuplikani me shërbimin më të gjatë në senat dhe i treti në radhë për postin e presidentit, tha të martën se ai ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

87 vjeçari Grassley, njoftoi më herët të martën se ishte në vetëizolim pasi ishte ekspozuar ndaj virusit dhe ishte në pritje të rezultatit të testit. Të martën në mbrëmje, ai tha në një postim në “Twitter” se kishte rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për koronavirus”, shkroi Grassley në “Twitter”. “Unë do të ndjek urdhëzimet e mjekëve të mi / udhëzimet e CDC (Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve) dhe do të vazhdoj të jem në vetëizolim. Ndihem mirë dhe nga shtëpia do të vazhdoj punën time për banorët e Ajovës”.

Grassley tha se ai pret që “së shpejti t’i rikthehet aktivitetit të tij normal”.

Republikani i Ajovës, i cili ishte në Senat dhe votoi të hënën, nuk dha hollësi mbi mënyrën se si u ekspozua ndaj koronavirusit. Zyra e tij tha të martën në mëngjes se ai nuk po përjetonte ndonjë simptomë.

Në komentet e tij në mëngjes, Grassley tha se ishte “më e rëndësishme se kurrë për të ndalur valën” e virusit në të gjithë vendin dhe mbarë botën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!