Senatori amerikan, Chris Murphy, në takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd tha se shteti i tij e kupton lidhjen që ka Serbia me Rusinë, por se kur tani kur duhet renduar qëndrimin me shtetet demokratike, Serbia duhet ta ndërrojë qasjen.
“Uashingtoni i kupton marrëdhëniet historike midis Serbisë dhe Rusisë, por shpreson se Serbia, së bashku me vendet e tjera demokratike, do të marrin pjesë në partneritet për të ndaluar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia”, tha Murphy.
Siç raporton Tanjug, se ai para gazetarëve tha se është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Europë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë se lufta duhet të ndalet dhe të mbahet përgjegjëse.
Vuçiç pas takimit tha se përmirësimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.
Me të sot, janë takuar Senatorët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe anëtarin e Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Thom Tillis./Gazeta Express/