Senati amerikan voton për gjyqtaren e Gjykatës Supreme më 26 tetor

schedule08:29 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:29 - 21 Tetor, 2020

Senati i Shteteve të Bashkuara do të votojë më 26 tetor  të nominuaren për gjyqtare të Gjykatës Supreme, Amy Coney Barrett.

Lajmi u bë i ditur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Micth McConnell.

Barrett është nominuar nga presidenti Donald Trump, pas vdekjes së gjyqtares liberale, Ruth Bader Ginsburg, muajin e kaluar.

Senati, i cili kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit, pritet të votojë në favor të gjyqtares konservatore.

Votimi pro do ta zgjeronte shumicën konservatore në gjykatë, në proporcion gjashtë me tre.

Gjykata Supreme në SHBA vendos për disa nga çështjet më të rëndësishme politike dhe kulturore, përfshirë abortin, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e votimit./abcnews.al