Selitë diplomatike bëjnë thirrje për protesta paqësore

schedule13:18 - 21 Qershor, 2019

schedule 13:18 - 21 Qershor, 2019

Selitë diplomatike në vend bëjnë thirrje për protesta paqësore dhe mbrojtje të procesit zgjedhor.

E para ishte ambasada amerikane. Në reagimin e saj thuhet se:

“SHBA-të duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi”.

Ne deklaraten e shperndare permes rrjeteve sociale ambasada e SHBA i ben thirrje organizatorëve të protestës që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.

I njëjti qëndrim u mbajt dhe nga ambasadorja gjermane, e cila thotë se:

“Dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore”.

“Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!