Selami Xhepa flet për krizën ekonomike: Ndërhyrja shumë e dobët, sorollatje burokratike

schedule21:27 - 29 Prill, 2020

schedule 21:27 - 29 Prill, 2020

Mbrëmjen e kësaj të marte në “Byro Politike” është diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe pasojat e pandemisë që tashmë kanë ndikuar në thellimin e kësaj krize.

Prf. Selami Xhepa në lidhje direkte në emisionin “Byro Politike”  u shpreh se tregu i Shqipërisë është një treg shumë i kufizuar dhe ka një fuqi vlerëse shumë të ulët, dhe për këtë arsye ekonomia ka nevojë për një stimul shumë të fortë. Ai u shpreh se dimensionet e tregut duke qenë se janë drejt tkurrjes do të sjellin vështirësi në ringritjen e ekonomisë pas goditjes nga kjo pandemi.

Industritë e tekonolgjisë sipas tij do të arrijnë të orientohen më shpejt në gjithë këtë zinxhirin global.

Gjatë intervistës, Xhepa tha për gazetaren Juli Xhokaxhi se të punësuarit në industritë fasonë jetojnë në varfëri dhe rritja e papunësisë për këtë shtresë do të ishte edhe më e fortë.

“Shqipëria nuk mund ta bazojë zhvillimin e saj vetëm në industri të kësaj natyre edhe pse përbën një peshë të rëndësishme. Sot është më mirë që këto ndërmarrje të mbështeten. Vetë industritë fasone duhet të ndjekin protokollet shëndetësore pasi kthimi në normalitet është shumë kritik, dhe pasojat do të ishim shumë më serioz”, tha Xhepa.

Ai u shpreh se ndërhyja ka qenë shumë e dobët duke sjellë një sorollatje burokratike te qytetarët: “Duhet tu dërgohet një çek pa burokraci, kjo do të ishte qasja më e mirë”, sqaroi Xhepa.

Më tej ai theksoi se Bankat Qendrore duhet të jenë huadhënësi për të shpëtuar sistemin e ekonomisë, për të mos krijuar kolaps./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!