Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme cigaresh në Hanin e Hotit

schedule17:45 - 6 Mars, 2020

schedule 17:45 - 6 Mars, 2020

Një ngarkesë prej 892 mijë paketa cigare janë kapur në Hanin e Hotit në Shkodër.

Në një komunikim për median Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, tha se e gjithë kjo ngarkesë ishte e pa pajisur me pullë fiskale, dhe se nëse do të hidhej në treg vlera doganore që i duhej paguar shtetit, kapte shifrën e 1.1 milion eurove.

Bardhi theksoi se kohët e fundit, administrata doganore, ka sekuestruar edhe ngarkesa të tjera të mallrave që paguajnë akcizë.

 “Pas një analize rrisku, të arsyeshme mbi dokumentacionin e paraqitur nga ky kamion, strukturat ë drejtorisë së përgjithshme të doganave ushtruan kontrollin në kamionin me këtë ngarkesë.

Paketat e cigareve ishin të llojit slims. E gjithë kjo ngarkesë ishte e pa pajisur me pullë fiskale hqiptare apo të ndonjë shteti tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej kap shifrën e 140 milion lekëve ose përafërsisht 1.1 milion euro.

E gjithë sasia e sekuestruar dhe rasti u referua në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër për veprën penale Kontrabandë me mallra që nuk paguajnë akzizë.

Në bashkëpunim me prokurorinë e Gjykatës së shkallë së parë Shkodër po kryen veprime të mëtejshme hetimore. Ky nuk është rasti i parë që kohëtr e fundit administrata doganore sekuestron dhe kap mallra kontrabandë, sidomos për mallra që paguajnë akcizë.

Strukturat e administartës doganore do të vazhdojnë në vazhdimësi të angazhhuara plotësisht për zbatim të planeve apo detyrave funksionale që ka cdo degë doganore. Objektivi ynë është lufta ndaj paligjshmërisë duke synuar krijimin e një klime sa më të favorshme për të zhvilluar biznes në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë përpara ligjit”, deklaroi Bardhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!