Sekuestrohet 8 tonë kokainë në portin e Roterdamit, me vlerë 600 milionë euro   

schedule09:01 - 11 Gusht, 2023

schedule 09:01 - 11 Gusht, 2023

Më shumë se tetë tonë kokainë, e fshehur në një kontejner me banane nga Ekuadori, u kapën në portin e Roterdamit, sipas prokurorëve holandezë. Tetë ton drogë, me një vlerë prej 600 milionë eurosh, u sekuestruan më 13 korrik, por operacioni nuk u bë i ditur më herët për shkak të hetimeve në vazhdim.

“Më 13 korrik, autoritetet doganore bënë sekuestrimin më të madh të drogës në portin e Roterdamit”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

Kontejneri kishte mbërritur në Roterdam nëpërmjet Panamasë.

“Edhe një herë ia dolëm t’u japim një goditje të rëndë trafikantëve të drogës në port”, tha drejtori i doganave të Roterdamit, Peter van Buijtenen.

Doganat holandeze sekuestruan më shumë se 29,702 kilogramë drogë në gjysmën e parë të 2023, më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (22,009 kilogramë), sipas shifrave të publikuara nga autoritetet në korrik.

Më shumë se gjysma e dërgesave të sekuestruara përmbanin më pak se 100 kilogramë drogë, tha qeveria në atë kohë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!