Sekuestrohen rreth 220 kg kanabis në Himarë e Korçë, 6 në pranga

schedule14:26 - 26 Mars, 2018

schedule 14:26 - 26 Mars, 2018

Afro 220 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë dy operacioneve në Korçë dhe në Himarë, kursë gjashtë persona janë vendosur në pranga. Në Vlorë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe të arrestuar janë Nikolla Gërdhuqi 31 vjeç nga Piluri dhe Moisi Mëhillaj 42 vjeç nga Kuçi i Himarës. Një pjesë e drogës është kapur brenda në benzin e njëri prej të arrestuarve duke u transportuar në drejtim të Vlorës, kurse një pjesë tjetër në shtëpinë e Nikolla Gërdhuqit. Kurse në Korçë 121 kg kanabis sativa u gjet në pyllin e fshatit Vidohovë dhe për këtë ngarkesë u arrestuan katër persona nga fshati Miras. Të gjithë këta persona janë të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!