Policia e Beratit ka realizuar një operacion natën në lagjen “13 Shtatori”. U sekuestrua drogë dhe municione, por poseduesi nuk u kap.
Në këtë lagje të Beratit policia zbuloi një banesë të mbushur me drogë dhe municione.
Pronari i saj është Landi Bixheku, një emër i njohur për policinë lokale dhe personazh me lidhje të ngushta me të fortët e qyteteve të tjera.
Bixheku, 47 vjeç, nuk u kap gjatë operacionit “Kalaja”. Ai ka mundur të largohet në kohë para se forcat speciale të zbarkonin në lagjen “13 Shtatori”.
Siç edhe shikoni nga pamjet e policise, për fshehjen e drogës dhe të municioneve jane hapur tunele dhe anekse të fshehta brenda në shtëpi.
441 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë heroinë dhe pak kokainë u zbuluan në ambientet e brendshme.
Por në një tjetër hapësire të nëndheshme u zbuluan edhe 35 granata ofensive dhe 40 difensive e peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”./abcnews.al