Sekuestrohen dhjetëra aparate për prodhimin e Bitcoin në Prishtinë

schedule10:06 - 15 Maj, 2022

schedule 10:06 - 15 Maj, 2022

Në një lokacion në Prishtinë janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin.

Policia thotë se për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, ku më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

KONTRABANDIM ME MALLRA /Prishtinë (NN) 14.05.2022 – 11:00. Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet./GazetExpress