Sekuestrohen 74 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 34-vjeçari

schedule09:25 - 9 Nëntor, 2022

schedule 09:25 - 9 Nëntor, 2022

Policia greke ka sekuestruar 74 kilogramë e 370 gram kanabis në Kastoria, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Për pasojë ka rënë në pranga një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, gjithashu me origjinë shqiptare.

Protothema.gr shkruan se dy shqiptarëtb tentuan të fuisnin drogën në territorin grek në orët e para të mëgjesit sot duke kaluar nga një pikë kufitare të mbyllur.

Në momentin kur ata kupuan se policia greke po u vinte nga pas, në panik e sipër për të shpëtuar ata hodhën në rrugë katër pakot me kanabis dhe u nxituan të largohen për t’i shpëtuar arrestimi.

Vetëm njëri prej tyre ia doli, ndërsa 34-vjeçari u arrestua. 34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!