Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro

schedule17:11 - 27 Qershor, 2019

schedule17:11 - 27 Qershor, 2019

Sekuestrohen disa pasuri në Vlorë me vlerë rreth 1.5 milionë euro që dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sekuestros preventive për disa objekte në pronësi të Maks Merkaj të cilat janë 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 mjet lundrimi, anije peshkimi dhe  4 automjete.

Mësohet se Merkaj është arrestuar vitin e kaluar për grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni ne Itali. Aktualisht ndodhet në burgun e Vlorës dhe pret për t’u ekstraduar  në shtetin fqinj./ABC News Albania 24/7