Sekuestrimi i thasëve me euro në Portin e Durrësit, Policia jep detajet

schedule21:46 - 13 Qershor, 2020

schedule 21:46 - 13 Qershor, 2020

U tha se bëhej fjalë për miliona por, mesa duket rreth 500,000 euro të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Shuma e parave u gjet në një kamion me targa “TR 2046 U” që transportonte lëndë për prodhimin e këpucëve nga Italia në Shqipëri.

Në pranga është vënë 56-vjeçari Andon Thanasi, banues në Tiranë,  i cili ishte duke drejtuar një mjet tip “Renault”.

Njoftohet se në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Njoftimi: 

Port, Durrës

Kontrolle të shtuara, si në dalje, ashtu dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Bashkëpunimi i shkëlqyer i strukturave doganore dhe policore çoi në evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe valute në euro, gjithsej 498.850

Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!