Sektori i shitjeve ka përjetuar një humbje të madhe vendesh pune në vitin 2024, me rreth 170,000 pozicione ‘të humbura’, sipas raportimeve të fundit.
Kjo rënie ka ardhur si pasojë e sfidave ekonomike, ndryshimeve në zakonet e konsumatorëve dhe rritjes së përdorimit të platformave të blerjeve online, që kanë reduktuar kërkesën për dyqane fizike dhe punonjës në to.
Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, me mundësinë që të humben edhe më shumë vende pune, pasi automatizimi dhe shitjet online po dominojnë gjithnjë e më shumë në tregun global.
Ky është numri më i lartë që nga vitit 2020, kur mbi 200,000 vende pune në sektorin e shitjeve u humbën për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, e cila detyroi mbylljen e dyqaneve gjatë kufizimeve dhe izolimeve.
Në veçanti, dyqanet fizike po përballen me presione për të ulur shpenzimet dhe për të përmirësuar efikasitetin përmes teknologjisë, duke çuar në zvogëlimin e nevojës për punonjës njerëzore.
/ abcnews.al