Seksi shijon më shumë në jug apo në Tiranë? Blogeria shqiptare shuan dilemat

schedule11:21 - 2 Gusht, 2020

schedule 11:21 - 2 Gusht, 2020

Blogeria e seksit Zhaklin Lekatari i është përgjigjur pyetjes thumbuese të gazetarit Ronaldo Sharka në lidhje me diferencën e marrëdhënies seksuale në Jug dhe Tiranë.

Ajo është shprehur se “seksi i mirë shijon kudo, shijon edhe ne mal. Mjafton që seksin ta bësh me mendjen e hapur dhe me personin e duhur”.

Më tej, gazetari e ka pyetur sërish duke theksuar se në plazh dashurohen më shumë: “Duke qenë se këtej ka jod dhe është kjo energjia verore, në plazh dashurohen më shumë?”.

Ndërsa Zhaklin është përgjigjur: “E vërtetë ndoshta nga ajo që je i zhveshur je më i çliruar nga veshjet, je i nxirë, je në ditë pushimi, prandaj patjetër që mendërisht je më i prirur, që të përjetosh më shumë eksperienca pozitive. Megjithatë duke parë që interesi ynë seksual varet nga cikli ynë hormonal edhe përpos natyrës, faktorit ambiental. Ndikon edhe cikli ynë ambiental, cikli ynë hormonal dhe mënyra sesi ne ndihemi vetë me trupin tonë ka të bëjë shumë me dëshirën që ne kemi për të kryer marrëdhënie seksuale prandaj edhe po edhe jo është përgjigjia e pyetjes tënde”./abcnews.al