Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Mbështesim angazhimet e Ramës në konfliktin e Ukrainës

schedule16:49 - 29 Janar, 2020

schedule 16:49 - 29 Janar, 2020

Shqipëria do ta drejtojë vetëm për një vit OSBE-në, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shprehet se do të mbështesë angazhimin e kësaj presidence për të zbutur konfliktin në Ukrainë.

https://www.youtube.com/watch?v=oWce373gLyU

Jens Stolternberg priti Edi Ramën në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

“Mbështesim fort OSBE-në në përgjithësi dhe sidomos përpjekjet e OSBE-së në Ukrainë. Duhet të arrihet armëpushimi dhe misioni i monitorimit nuk duhet të pengohet. Sulmi i dronëve vëzhgues është i papranueshëm. Ne e mbështesim kryeministrin Rama në përpjekjet e tij për të forcuar pozitat e OSBE-së në Ukrainë”, theksoi Stolternberg.

Ndërkohë kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria do të mbrojë muxhahedinët nga regjimi i Teheranit.

“Shqipëria iu ka dhënë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e traditës sonë. E kemi bërë këtë si një operacion humanitar, dhe ishte njëkohësisht një deklaratë kundër regjimit. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën tonë dhe as qasjen kundër këtyre njerëzve që duhet të mbrohen nga një regjim që përbën kërcënim për jetët e tyre. Do të vijojmë të qëndrojmë fort përkrah SHBA-ve,” u shpreh Rama.

Si kryeministri Rama ashtu edhe Stoltenberg e konsideruan një shkëndijë pozitive në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, rivendosjen e linjës ajrore direkte mes dy vendeve./abcnews.al