Segmenti Lin-Pogradec i papërfunduar

schedule15:14 - 16 Gusht, 2018

schedule 15:14 - 16 Gusht, 2018

Ndërtimi i segmentit Lin–Pogradec ende nuk ka përfunduar por punimet në të duket se kanë ndikuar edhe më keq përsa i përkët mbarëvajtjes se sezonit turistik. Banorë dhe pushues thonë se në këtë stinë nuk duhet të kishte punime nëpër rrugë.

Ashtu siç edhe ABC News e përcolli situatën përmes një kronike të realizuar muajin prill, Rruga Lin-Pogradec nuk u bë gati për sezonin turistik. Për shkak se punimet nuk kanë përfunduar akoma ndonëse afati ka kaluar. Siç shikoni edhe nga pamjet, aty punimet në kilometrin e fundit vazhdojnë. Në të njëjtën kohë po vendoset dhe sinjalistika.

Afati i mbylljes së projektit ishte shkurti i këtij viti dhe pse nuk mbahet mend kur nisi. Në jo pak raste ka patur dhe shembje të tokës, ku ka ndikuar në zgjatje të afatit. Dhe sigurisht ky segment nuk u shërbeu turistëve me standarte. Asgjë nuk është gati për këtë sezon turistik dhe pse gjithçka ka mbetur për kilometrin e fundit. Por ndërkohë punime po bëhen edhe në qytetin e Pogradecit. Tek rreethrrotullimi në dalje të Pogradecit në drejtim të Korçës, ka probleme.Banorët thonë se këto punime nuk duhet të bëheshin gjatë sezonit turistik. Ato kanë ndikuar në pakënaqësinë e tyre.

Banori 1: “Kjo nuk duhet të ishte bërë tani, duhej bërë për dimër se bllokon rrugët dhe s’kanë ku shkojnë turistët.”

Banori 2: “Akoma Shqipëria bën investime në kohën e turistëve. ”

Para dy vitesh, për rrugën Lin-Pogradec u kërkua shtesë fondi nga qeveria shqiptare për vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!