Seancë dëgjimore në KPK për prokurorin që kandidon në SPAK

schedule14:25 - 6 Qershor, 2019

schedule 14:25 - 6 Qershor, 2019

Prokurori i Krimeve të Rënda Ened Nakuçi, i cili kandidon për SPAK, zhvilloi seancën dëgjimore në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Sipas KPK, hetimi ka përfunduar në të tre kriteret e rivlerësimit, pasuria, pastërtia morale dhe aftësia profesionale, ku ka rezultuar se Nakuçi nuk ka probleme me pasurinë dhe në ushtrimin e detyrën e së tij si prokuror.

Në lidhje me të ardhurat ILDKPI ka dorëzuar raportin dhe subjekti ka bërë deklarim të saktë. Nakuçi ka paraqitur në deklaratën e Vetting-ut se disponon një apartament 136 m2 në Tiranë dhe është bashkëpronar në një tjetër hyrje me 73 m2.

Për figurën, e Nakuçit, DSIK ka kryer hetim, ndërsa ka konstatuar përshtatshmëri për vijimësinë e punës. Aftësia profesionale, nuk janë gjetur problematika. Nuk rezulton që Nakuçi të ketë masa disiplinore, madje ka marrë vlerësimin shumë mirë nga Prokurori i Përgjithshëm./ABC News Albania 24/7