Seanca për kryetarin e zgjedhur të Himarës/ Gjykata mbylli shqyrtimin e çështjes, dëgjoi pretendimet e palëve

schedule12:48 - 14 Qershor, 2024

schedule 12:48 - 14 Qershor, 2024

Gjykata e Apelit ka mbyllur shqyrtimin e çështjes për Fredi Belerin. Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, Apeli ka shtyrë marrjen e vendimit për në datën 25 qershor në orën 13:00.

Seanca e sotme u shoqëruara me diskutime që prej orëve të para të mëngjesit. Ishin avokatët e Belerit të cilët këtë të premte kërkuan përjashtimin e gjyqtares Daniela Sharka, pasi sipas tyre nuk është e caktuar me short.

Kërkesë kjo që u kundërshtua nga gjykata dhe nga ana e prokurorit Adnand Xholi, me argumentimin se është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor.

Vetë Beleri gjatë fjalës së tij, nënvizoi se provat ishin të manipuluara dhe se nuk kishte bërë asnjë vepër penale.

“Provat janë të manipuluara. Nuk kam bërë asnjë vepër penale. Jam arrestuar në emër të kryeministrit dhe provat janë manipuluar. Unë e kam ndërgjegjen e qetë dhe ju kur ta shpallni vendimin shpresoj ta keni ndërgjegjen e qetë”, ka thënë ai.

Diskutimet gjatë seancës së mbajtur këtë të premte:

Në këtë seancë avokatët e Belerit janë shprehur: “Çështja është caktuar në mënyrë manuale këtij trupi gjykues dhe nuk është zgjedhur me short. Në këto kushte veprimi procedura është i pavlefshëm, pasi relatori caktohet me short. Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka në cilësinë e kryesueses, sepse nuk jeni caktuar me short. Ne do të depozitojmë kërkesë me shkrim për përjashtim”.

Nga ana e tij prokurori Adnand Xholi ka theksuar: Është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor dhe për ne duhet të vijojë seanca.

Gjykata: Kërkesa për përjashtim nuk është shkak për të ndërpresë seancën. Gjykimi do të vijojë procesin

Avokatët e Belerit: Nuk janë respektuar afatet për njoftimin e avokatëve dhe nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive për Belerin

Avokatja Klodiana Gjyzari në mbrojtje të Belerit: Nuk na është dhënë koha e nevojshme për të bërë mbrojtjen. Fakti që ju keni thirrur mbrojtësit tregon që do të vijojë seanca dhe unë si avokate e zgjedhur nuk mund të lejoj që mbrojtja të bëhet prej tyre.

Avokatët e Belerit: Beleri e ka kundërshtuar në çdo moment procedural akuzën e prokurorisë. Autorizimi për përgjimin dhe vëzhgimin ndaj Belerit dhe stafit elektoral ka dalë në kundërshti me ligjin

Avokatja Gjyzari: Prokuroria e Vlorës duhet të ishte më e përgjegjshme. Në 6 maj emri i Belerit ka qenë me i lakuari nga kryeministri. Prokuroria duhet të ishte më e kujdesshme nga dhënia e informacionit policor. Beleri ishte kandidat i opozitës, nuk ka pasur të dhëna që i pandehuri po kryente vepër penale. Arsen Rama nuk ka qenë në Vlorë dhe nuk dimë nga e dinte Prokuroria që Arsen Rama nuk do të jepte deklarim. Nuk ka asnjë gjurmë të pajisjes me të cilën pretendohet se është kryer përgjimi. Si merret pajisja? Ku merret pajisja? Ne këtë nuk e dimë, nuk ka procesverbal. Veprimet duhet të ishin kryer nga prokurori, kështu thotë ligji, nuk e themi ne. Pajisja jepet nga prokurori.

Beleri është i dënuar me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Pas zgjedhjes si eurodeputet nga listat e kandidatëve të partisë “Nea Demokracia” në Greqi, Fredi Beleri ka krijuar një ngërç politik edhe ligjor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!