Të plagosurit lënë spitalin/ U qëlluan brenda sallës së gjyqit, Rakip dhe Ervis Kurtaj në gjendje të mirë shëndetësore

schedule11:40 - 7 Tetor, 2025

schedule 11:40 - 7 Tetor, 2025

Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët u plagosën brenda sallës së gjyqit, ku u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, kanë lënë Spitalin e Traumës.

Gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku raporton se ata ndodhen në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lëmë ambientet e Spitalit të Traumës.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!