Kërcënoi gjyqtarët, mbetet në burg/ Shkodër, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjovalin Shkambin

schedule11:43 - 10 Tetor, 2025

schedule 11:43 - 10 Tetor, 2025

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” për Gjovalin Shkëmbin, xhaxhain e Elvis Shkambit.

Ky i fundit vra të hënën, 6 tetor, në sallën e Gjykatës së Apelit gjykatësin Astrit Kalaja, pas vendimit për një çështje pronash në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Pas arrestimit të nipit të tij. Gjovalin Shkambi kërcënoi publikisht gjykatësit se kush dënonte nipin e tij, do të përballej me plumba. Pas kësaj ai u arrestua, ku sot iu komunikua dhe masa e arrestit me burg.

Më herët, gjatë ditës së sotme, 10 tetor, familja e Gjovalin Shkambit kërkoi ndjesë, duke thënë se deklarata e tij ishte bërë në kushte të rënduara psikologjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!