Në seancën paraprake të zhvilluar të mërkurën për Erion Veliajn dhe të pandehurve të tjerë, Prokuoria e Posacme ka kërkuar që çështja të kalojë në gjykim ndërsa avokatët mbrojtës, kërkuar kohë për të paraqitur kërkesat e tyre paraprake.
Në këtë seancë, vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm, por është përfaqësuar nga avoakti I tij mbrotjës. Edhe prokurori I cështjes Ols Dado, nuk ishte I parniashëm në sallën e gjyqit, por vetëm drejtuesi I SPAK, Altin Dumani, i cili përbledhi materialet hetimore dhe gjetjet kundër Veliajt.
Avokatja mbrojtëse e Elman Abule kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë gjykim të shkurtuar.
Pas kërkesa për kohë, nga ana e mbrojtësve ligjor, Gjykata e Posacme mbylli seancën pas 3 orësh, ndërsa data tjetër për zhvillimin e seancës u caktuar 17 nëntori.
Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, më 10 shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku I Tiranes, akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAk thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Pervec Veliajt, edhe bashkeshorjta e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, biznesmenë si dhe biznese./abcnews.al

