Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

schedule17:13 - 31 Korrik, 2021

schedule 17:13 - 31 Korrik, 2021

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme. Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji  një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.



Gazetari i jep vajzës fjalën që do të kthehet me patjetër në shtëpi, ndërsa në një postim të bërë sot në llogarinë  e tij në Facebook, Koplikaj shprehet se shpreson që Jasmina të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon 11-vjeçarja.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Beiruti në Liban, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe nesër rreth orës 08:00 do të mbajë në aeroportin “Nënë Tereza” një konferencë për mediat. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!