Scholz: Drejtësia britanike duhet të mbrojë Julian Assange

schedule14:44 - 4 Mars, 2024

schedule 14:44 - 4 Mars, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se “do të ishte mirë” që drejtësia britanike të mbronte themeluesin e WiliLeaks, Julian Assange nga ekstradimi në SHBA.

“Mendoj se do të ishte mirë nëse gjykatat britanike do t’i jepnin mbrojtjen e nevojshme, sepse ai pritet të ndiqet penalisht në SHBA  duke qenë se ka nxjerrë sekretet shtetërore të SHBA-së”, theksoi Scholz.

Nëse ekstradohet në SHBA, Assange do të përballet me 175 vjet burg për zbulimin e më shumë se 700,000 dokumenteve të klasifikuara në lidhje me aktivitetet ushtarake dhe diplomatike të SHBA-së, veçanërisht në Irak dhe Afganistan, që nga viti 2010.

Gjykata e Lartë në Londër po shqyrton aktualisht një apelim të fundit nga avokatët e Assange, të cilët kërkuan të anulohej vendimi që dha dritën jeshile për ekstradimin e tij në SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!