Gianluca Scamacca është objektivi kryesor i Romës për repartin e sulmit.
Kryeqytetasit duan ta rikthejnë në shtëpi sulmuesin italian, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e West Hamit në Angli.
Edhe pse ka një marrëveshje mes Romës dhe lojtarit, klubi italian vazhdon bisedimet me West Hamin për të gjetur një marrëveshje, ku Roma e kërkon si huazim me mundësi blerje, derisa londinezët duan ta shtojnë opsionin detyrim blerje.
Sulmuesi italian ka dhënë një intervistë duke folur për largimin nga Roma në moshë të re, por edhe ndryshimin e ngjyrave ku nga akademia e Lazios iu bashkua rivalëve.
“Ndryshimi nga Lazio te Roma ishte i domosdoshëm. Në fund të fundit zemra nuk mund të kontrollohet pasi unë jam një tifoz i Romës. E shija gjatë gjithë kohës Tottin pasi është një idhull për mua”, ka deklaruar Scamacca.
Në mediat italiane po cilësohet si një sinjal dashurie i dërguar nga Scamacca në drejtim të Romës për të përshpejtuar për transferimin e tij. Gjithsesi kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit italian./ h.ll/abcnews.al