Sazani prej 4 ditësh “përpihet” nga flakët, ndërhyhet nga ajri me avionin e sjellë nga Greqia

schedule08:44 - 7 Qershor, 2022

schedule 08:44 - 7 Qershor, 2022

Pas 4 ditësh zjarr në ishullin e Sazanit më në fund vjen një lajm i mirë për ndërhyrje nga ajri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia e cila i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertët  vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, njofton ministri i Mbrojtjes në rrjete sociale.

Prej 4 ditësh që ishulli i Sazani është në flakë, ekipeve të zjarrfikësve u janë bashkuar dhe dhjetëra forca ushtarake, të cilët po mundohen të shuajnë zjarrin me degë pemësh e lopata. Operacioni është i vështirë për shkak të terrenit të thyer. Dje ministria e Mbrojtjes tha se i kanë helikopterët për të ndërhyrë por nuk sqaroi arsyen se përse nuk u veprua.

Lexo edhe: Flakët përpijnë Sazanin, Çako merr helikopterin për të parë ç’po ndodh në ishull

Për Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako, helikopteri për të montuar nga ajri, u gjet. Ka qenë ministri Niko Peleshi i cili postoi në facebook inspektimin e Çakos. Përballë kritikave të opinionit publik për mos ndërhyrje nga ajri, Peleshi tha se forcat e ushtrisë po krijojnë breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarrit.

Lexo edhe: Sazani “përpihet” nga flakët, dëgjohen shpërthime në zonë, pse nuk ndërhyhet nga ajri?

Jeta e forcave të emergjencë është në rrezik edhe për shkak të municioneve të ndodhura në zonë. Burime nga zjarrfikëset e Vlorës i thanë Abc se pranë repartit ushtarak ka pasur dy shpërthime. Dhjetëra forcat të emergjencës janë vendosur në zonën ku ndodhen radarët për të mos lejuar përfshirjen nga flakët. Deri tani nuk ka të dhëna se sa hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar. Dyshimet e para janë se zjarri është vendosur aksidentalisht nga turistët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!