“Sazani”, investim strategjik/ Projekti i dhëndrit të Trump merr statusin për 10 vite

schedule18:52 - 15 Janar, 2025

schedule 18:52 - 15 Janar, 2025

TIRANË-Kompania e Jared Kushter, dhëndrit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e “Resortit turistik- ne Ishullin e Sazanit.

Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike thuhet se kompania “Atlantic Incubation Partners LLC plotëson kriteret për investimin që kap shifrën e 1.4 miliardë eurove dhe do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 45 hektarë toke.

Ky investim propozohet si një projekt i integruar  me marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale me shërbime në funksion të tyre.

Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit do të ketë statusin e investitorit strategjik për një periudhë 10-vjeçare dhe në këtë investim pritet të punësohen mbi 1000 persona.

Ky afat do t’i shërbejë projektit strategjik për përfitimin e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, si dhe plotësimin e detyrave dhe planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim. Projekti i Krushteer eshte prezantuar gati nje vit me pare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!