“Sassoli optimist për negociatat”, Gjepali: Reforma në drejtësi hap pozitiv nga vendet e rajonit

schedule17:58 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:58 - 3 Shkurt, 2020

Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali këtë të hënë nga studio e ABC News ka folur në lidhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Nga studio e abcnews.al me gazetarin Endri Xhafo, Gjepali është shprehur se Sassoli në vizitën e tij në Tiranë është shprehur optimist për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Ai theksoi se para presidentit te PE-se kanë shprehur  zhgënjim në gjithë shoqërisë shqiptare per pergjigjen negative ne tetor.

“Vizita e presidentit të PE, David Sassoli  në Shqipëri, është një mënyrë për të parë se si është pritur në Shqipëri ngecja e procesit. Ajo që ne thamë dhe që ishte një zëri ishte se ka një zhgënjim në gjithë shoqërinë pasi ne mendojmë se kemi ngecur në proces për shkak të detyrave të shtepisë por kjo nuk mund të cilësohet për shkak se Evropa nuk është gati. Ballkani është pjesa e mbetur dhe pesha e 6 vendeve që kanë mbetur pa u anëtarësuar është sa pesha e Rumanisë që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në ekonominë e BE“, tha Gjepali.

Gjepali në fjalën e tij theksoi se në takimin që kanë zhvilluar me Sassolin ai është treguar optimist në lidhje me procesin e integrimit dhe ishte kritikues ndaj pesimizmit që pa tek ne.

“Sassoli ishte optimist dhe na kritikoi për pesimizmin tonë, ai tha se do të kemi zhvillime në rajon për procesin e negociatave dhe nuk duhet  që ne ta shikojmë pezullimin si një jo për negociatat,” tha ai.

Ndërkohë në lidhje me pyetjen e gazetarit Endri Xhafo nëse do të kemi një përgjigje pozitive në mars Gjepali është përgjigjur se nuk është shumë e thejshtë të jepet një përgjigje e tillë, por sipas tij hap pozitiv ishte dhe tërheqja e francës pas takimit të presidentit Macron me atë Kroat. Gjithashtu ai ka përmendur edhe mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

“Kemi dhe deklaratën publike të Merkel që tha se nuk duhet të bllokohet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të metodologjisë por le të hapen negociatat në mars dhe pastaj shikojmë metodologjisë. E rëndësishme është që të hapen njëherë negociatat“, tha Gjepali.

Gjepali nga abcneës.al ka theksuar se është e rëndësishme që për të parë nëse do të nryshojë apo jo metodologjia për zgjerim ngelet për të pritur datën 5 shkurt për të parë propozimet që do të bëhen nga Komisioneri Evropian për zgjerimin.

Sipas Gjepalit Reforma në drejtësi është një hap i rëndësishëm që e veçon Shqipërinë nga vendet e rajonin por nëse kjo do të jetë funksionale dhe do të japë rezultate pozitive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!