Sardi Strugaj tregon për herë të parë kujt i dedikohet kënga “Sytë”

schedule11:55 - 11 Janar, 2021

schedule 11:55 - 11 Janar, 2021

Sardi Strugaj ishte i ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli ndër të tjera për projektin e tij “Sytë”, një këngë që është pritur mjaft mirë nga publiku. Duke folur për suksesin e këngës, Strugaj zbuloi dhe një detaj interesant, teksa nënkuptoi se teksti i këngës i drejtohet një vajze që e ka shumë përzemër.

Pyetur nga moderatori Alban Musa se të “kujt janë sytë” që Sardi iu referohet në këngë, ai u shpreh se “janë sy që i shoh por jo ashtu siç do të doja t’i shihja unë.”.

“Këto sytë vazhdon i shikon apo jo më?“, ishte pyetja e moderatorit Musa. “Janë sy që i shoh por jo ashtu siç do të doja t’i shihja unë.”, iu përgjigj Sardi duke shtuar më tej:

Në përgjithësi këngëtarët kanë nevojë për këto emocione, nuk po them që e bëjnë qëllimisht si cdokush tjetër do të donim të ishim të lumtur me dashurinë tonë, por ka nevojë për këtë emocionin dhe dramën si për të bukurën dhe atë më pak të bukurën./abcnews.al