Sarandë, i arratiset policisë me pranga në duar

schedule16:35 - 6 Nëntor, 2017

schedule 16:35 - 6 Nëntor, 2017

Një i ndaluar gjatë operacionit antidrogë në Sarandë ka mundur t’i ikë policisë me pranga në duar.
Ai ishte kapur bashkë me 6 persona të tjerë, ndërsa Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës, ishin duke zhvilluar aksion antidrogë në disa banesa të dyshuara, ku dhe zbuluan 39 kg kanabis.
Nuk dihen rrethanat, por sipas njoftimit të policisë, 26 vjeçari i prangosur ishte në furgon me policë. Ai ka mundur të dalë nga mjeti dhe të largohet me vrap. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme e Ankesat, kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë, largimin e 26-vjeçarit./abcnews.al